Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” të premten ka njoftuar konsumatorët se aktualisht uji nuk është i sigurt për pije.
Sipas njoftimit gjatë punimeve janë paraqitur turbullira në rrjetin e furnizimit.
“Për shkak të punimeve për shtimin e kapaciteteve të ujit në burim, janë paraqitur turbullira në rrjetin e furnizimit me ujë. Si pasojë, uji aktualisht nuk është i sigurt për pije”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë është theksuar se do të ketë edhe rënie të përkohshme të presionit të ujit në zonat: lagja Kurillë, Dardania 2, rruga Janina, rruga Rrustë Kabashi, rruga “4 Kullat”, banesat tek rrethi i Bazhdarhanes dhe zonat që furnizohen nga rezervuari Kazerma dhe Gërnqar.
“Apelojmë që deri në njoftimin e radhës, uji të mos përdoret për pije”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”.