Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Prizreni

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Më: 13 maj 2025 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Planejë të Prizrenit.

“Në kuadër të investimeve nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Planejë janë realizuar punime të rëndësishme në infrastrukturën e shkollës, me ç’rast është bërë lyerja e brendshme e objektit dhe është rinovuar fasada e jashtme, ndërsa, aktualisht po punohet në rregullimin e oborrit të shkollës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty theksohet se krijimi i kushteve më të mira për komunitetin shkollor është prioritet i DKA-së.

“Përmirësimi i kushteve në shkolla është prioritet dhe mbetemi të përkushtuar që nxënësit të mësojnë në ambiente të sigurta e të këndshme”, përfundon njoftimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat