Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit që theri me thikë një person

Prizreni

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit që theri me thikë një person

Më: 28 maj 2025 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., i cili akuzohet se tentoi ta vriste një person pas një përplasjeje në komunikacion në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren. Ai e goditi viktimën dy herë me brisk dhe ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 18 prilli 2025.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 18.04.2025 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Sipas aktakuzës, me datë 18.04.2025, rreth orës 21:00, në rrugën ‘Xhevat Berisha’, i pandehuri S.K., pas një aksidenti dhe fjalosjeje të shkurtër, e nxori një brisk me hapje të llojit ‘Boker’ dhe e goditi dy herë viktimën N.B., duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

Po ashtu, i njëjti e mbante armën e ftohtë pa leje valide. Prokuroria ka kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat