Balaj-Halimaj: Prizreni nuk është serial që të presim sezonin tjetër – ka ardhur koha ta ndërrojmë kanalin

Prizren

Balaj-Halimaj: Prizreni nuk është serial që të presim sezonin tjetër – ka ardhur koha ta ndërrojmë kanalin

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 19:02
Albulena Balaj-Halimaj

Kandidatja e NISMA-s Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, iu është adresuar qytetarëve të Prizrenit përmes një videoje mjaft kreative.

Balaj-Halimaj ka shkruar në Facebook se ka ardhur koha për të ndërruar “kanalin”, duke aluduar në ndryshimin e qeverisjes komunale.

“Prizreni nuk është serial që të presim sezonin tjetër.

Seriozisht, jemi lodhur me këtë spektakël televiziv që ndodh çdo katër vjet.

Ka ardhur momenti ta ndërrojmë kanalin”, thotë ajo në video

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat