Kurti nga Hasi: Prizrenit i duhet Artan Abrashi

Prizreni

Kurti nga Hasi: Prizrenit i duhet Artan Abrashi

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2025 Në ora: 11:54
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka qëndruar në Gjonaj të Hasit në kuadër të takimeve për fushatë të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Hasit i duhet një kryetar që nuk e harron, që nuk do të ketë prioritet çdo katër vjet, por çdo ditë të mandatit katërvjeçar.

Sipas tij, i tillë është Artan Abrashi.

“Në Gjonaj, mes hasjanëve. Hasit i duhet një kryetar që nuk e harron, që nuk do ta ketë prioritet çdo katër vjet, por çdo ditë të mandatit katërvjeçar. I tillë është Artan Abrashi, kandidati për kryetar të Prizrenit, i cili e ka dëshmuar ndër vite përkushtimin ndaj Prizrenit si në Kuvend Komunal, ashtu edhe në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat