Abrashi takon gratë mjeke në Prizren: Roli i tyre në shëndetësi është i pazëvendësueshëm

Prizreni

Abrashi takon gratë mjeke në Prizren: Roli i tyre në shëndetësi është i pazëvendësueshëm

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 23:45
Pamje nga takimi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me gratë mjeke, duke vlerësuar lart përkushtimin e tyre si ndaj pacientëve ashtu edhe ndaj familjes.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Abrashi tha se mjeket gra përfaqësojnë sakrificë të madhe për shoqërinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

“Mirënjohje për punën e palodhshme dhe rolin e pazëvendësueshëm që ato kanë në sistemin tonë shëndetësor”, ka shkruar në Facebook Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat