Totaj prezanton projektin në Bazhdarhane me 500 vendparkingje dhe hapësira të gjelbra

Prizreni

Totaj prezanton projektin në Bazhdarhane me 500 vendparkingje dhe hapësira të gjelbra

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 22:17
Pamje nga videoja

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektin më të madh në historinë e qytetit, transformimin e Bazhdarhanës dhe lagjeve përreth – që këtë zonë do ta shndërrojë në një qendër moderne për qytetarët.

”Një epokë e re për Prizrenin po nis. Projekti i transformimit të Bazhdarhanës është investimi më i madh në historinë e qytetit tonë dhe do ta kthejë këtë zonë në zemër moderne të Prizrenit”, tha kryetari Totaj.

Ai shtoi se ky projekt do ta ndryshojë rrënjësisht hapësirën urbane përballë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”:

”Do të ngrihet ndërtesa e re moderne e Komunës së Prizrenit, do të krijohen hapësira të gjelbra, sheshe për familjet dhe fëmijët, një auditorium me 800 ulëse, si dhe 500 vendparkime nëntokësore”.

Në përfundim, kryetari Totaj theksoi vizionin e tij për të ardhmen:

”Ky investim do t’i japë qytetit tonë frymë të re kulturore, shoqërore e komunitare, duke hapur rrugën drejt Prizrenit modern 2025-2029″.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat