Në qytetin e Prizrenit, në Teqenë Rifai, edhe këtë vit u zhvillua ziqri tradicional i Nevruzit, një ngjarje kjo fetare.
Ceremonia u drejtua nga Shejh Adri Hyseji Shehu, ku u lexua mevludi.
Ndërsa përmes ziqrit dhe ilahive u krijua një atmosferë e veçantë për besimtarët e pranishëm.
Në aktivitet morën pjesë një numër i madh i besimtarëve bektashi, të cilët festuan së bashku traditën e lashtë të Nevruzit.