Ligjëratë për dhunën në familje në Gjimnazin `Gjon Buzuku` në Prizren

Prizren

Ligjëratë për dhunën në familje në Gjimnazin `Gjon Buzuku` në Prizren

Më: 31 mars 2026 Në ora: 21:18
Ligjëratë për dhunën në familje në Gjimnazin `Gjon Buzuku` në Prizren

Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren është mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese me temë “Dhuna në Familje”.

Aktiviteti është organizuar nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave nga Prokuroria e Shtetit, me qëllim informimin e nxënësve mbi format e dhunës në familje, pasojat e saj, si dhe mënyrat e raportimit dhe mbrojtjes së viktimave.

Në ligjëratë morën pjesë përfaqësues të kësaj zyre, Burhan Maxhuni, Fanol Plakiqi, Mema Mjeku dhe Llucija Shahini, të cilët ndanë informacione për rolin e institucionit dhe mbështetjen që ofrohet për viktimat.

Njoftimi:

Sot, më 31.03.2026, në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese me temë “Dhuna në Familje”, e organizuar nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave – Prokuroria e Shtetit. Qëllimi i kësaj ligjërate ishte informimi i nxënësve mbi format e dhunës në familje, pasojat e saj, si dhe mënyrat e raportimit dhe mbrojtjes së viktimave.

Përfaqësues të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave që morën pjesë në këtë aktivitet ishin z. Burhan Maxhuni, z. Fanol Plakiqi, znj. Mema Mjeku dhe znj. Llucija Shahini, të cilët ndanë me nxënësit informacione të rëndësishme rreth rolit të kësaj zyre dhe mbështetjes që ofrohet për viktimat e dhunës.

Përfaqësuesit e kësaj zyre u pritën nga drejtoresha e shkollës, znj. Gylaj Shipkovica, dhe zëvendësdrejtori z. Sabit Hoxha, të cilët falënderuan mysafirët për bashkëpunimin dhe kontributin në vetëdijësimin e të rinjve për një temë kaq të rëndësishme shoqërore.

Gjimnazi “Gjon Buzuku” vazhdon të mbetet i përkushtuar në organizimin e aktiviteteve edukative dhe vetëdijësuese që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e nxënësve.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat