Krishtlindjet sjellin paqe, dashuri dhe harmoni në familje

Religjion

Krishtlindjet sjellin paqe, dashuri dhe harmoni në familje

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Sipas Bibles, kur lindi Jezusi, edhe në zemrat e heshtura diçka këndonte, një mrekulli ndodhi në kasollën baritore, lindi një fëmi i vogël, të cilin do e quanin „mbret i paqës“ dhe si foshnje e ëmbël e butë dhe engjëllore, sikur edhe nata plot me yje dhe qielli vezullonte me dritë, kur në shtrojen e tokës kjo foshnje kishte zbritë.

Të gjithë ata që ishin për rreth kësaj foshnje të mrekullueshme sikur brohorisnin, mos pushoni e këndoni, ju o, të dashur edhe ju fëmijë , mos heshtëni edhe ju pleq e të rinjë, festoni e buzëqeshni pa brenga e lot faqës, indi Jezusi, mbreti i dashurisë dhe i paqës.

-Atë ditë lindi një fëmijë, një foshnje sikur të gjitha foshnjët tjera, edhe vargjet e një kënge do titullohen me fjalët e këngës,“ A baby just like you“.

Tradita e besimit krishterë, për lindjen e Jezusit, ka ndikuar edhe në etimologjinë e fjalës shqipe „Krishtlindje“, të cilën besimtarët e krishterë e kremtojnë solemnisht mesin e natës 24-25 dhjetorit, duke e marrë këtë simbolikë momentin e lindjes së Jezuesit.

Krishtlindja lidhët me ditën e lindjes së Jezukrishtit, të adhuruar me miliona njerëz në botë, pastaj, për të dhënë mundësi të krishterëve që të përqendrohen në vepren dhe adhurimin e Jezusit, si dhe në përkujtim të lindjes së kësaj figure madhështore, këto rituale do emitohen dhe përcjellën që nga kishat e hershme dhe deri më sot.

Lindja e Jezuesit

Perandori Romak, Cezari August, në atë kohë të lindjes së Krishtit, jep urdhër që të bëhët regjistrimi i popullsisë në qytetin e Palestinës, i cili urdhër ishte i prerë, që sëcili duhej të ishte në vendin e vet, për t’u regjistruar. Ky urdhër vlente edhe për Jozefin e Marinë (prindërit e Jezusit), të cilët e kishin preardhjen prej Betlehemi, me ç’rast u detyruan ta zbatojnë këtë urdhër të Cezarit, ose do të dënoheshin rëndë.

Kur arritën në Betlehem, Jozefi dhe Maria, nuk gjetën vend ku të vendosën, sepse popullsija ishte e dendur, për këtë arsye ata u detyruan të gjejnë një bujtinë në një shpellë, në të cilën barinjtë e atij vendi e kishin vendosë bagëtinë e tyre.

Diku në mesin e asaj nate ndodhi një mrekulli e pa parë, por edhe një gëzim i pa pritur, kur aty lindi një foshnje në mes të njerëzve dhe bagëtisë, pothuajse se, lindjen e kësaj foshnje e kumtuan edhe yjët e qiellit, duke e ndriquar atë vend, edhe pse në ato çaste kishte shenja të errësirës dhe të përbuzjeve njerëzore nga regjimi i Cezarit.

Në këtë lindje u gëzuan të gjithë, por edhe barinjtë, duke brohoritur, “Lindi shëlbuesi i njerëzimit“, lindi mbreti i judejve. Këtë lajm e ndëgjoi edhe HERODI, i cili ishte një njeri egoist dhe primitiv, që nuk kishte ndjenja njerëzore dhe për atë, Mbretërija Romake e zgjodhi në mbretërinë e vet.

Mirëpo, me lindjen e Jezuesit, Herodin e kaploi frika, sepse mbretëria e tij do të rrënohej dhe do të mposhtët, i cili udhëroi ushtrinë e tij, që ta kontrollojnë tërë Betlehemin dhe ta gjejë mbretin e vogël i cili quhej « Jezus », me qëllim për t’a zhdukur.

Urdhëri i Herodit u zbatua në mënyrë barbare, duke vrarë shumë fëmijë të tjerë të pa fajshëm, me çëllim që ndër ata gjindet edhe Jezuesi foshnje. Jozefi dhe Marija e kishin ndëgjuar këtë ngjarje tragjike, të cilët u detyruan të largoheshin sa më shpejt së bashku me foshnjen e vogël, që e kishin pagëzuar me emrin Jezus , duke gjetë vendstrehim në Egjipt. Kështu filloi jeta e Jezuesit foshnje, i cili ende pa e filluar veprimtarinë e vet, përjetojë tortura e ndjekje mizore nga barbarët e Cezarit.

Festimi i Krishtlindjes

„Krishtlindja“ festohet ndër popuj të krishterë në mënyra të ndryshme, por duke pasur një çëllim të njejtë me zbatimin e ritualëve. Disa njerëz këtë festë e festojnë me familjet e veta në gjirin familjar, por disa e festojnë në rrethe e shoqëri të ngushta shoqërore e miqësore.

Edhe në mërgatë kjo festë kremtohet në mënyrën madhështore, e cila i ka përgaditjet e veta, duke e përgaditë bredhin e « Krishtlindjes » me stoli të lloj-llojshme e ngjyra të ndritshme, njëherit bëhët edhe përgaditja e Betlehemit, vendi ku lindi Jezuesi foshnje.

Si rutual tjetër i kësaj feste, për veq të tjerave, përgaditja e „Buzmit bujar“, apo siq quhet „Buzmi i Kërshëndellave“, që zakonisht kjo traditë bëhët në familje dhe vende të lira, apo më mirë më thënë në vende ku hapësira është më e madhe.

„Kërshëndellat“ janë festa e Krishtlindjes, që lidhet më këtë fenomen, ku bëhët gërshëtimi i traditave të tilla krishtëre, të cilat do na përkujtojnë idilin tonë të fëmijërisë, ku përgaditët bredhi, që e ka domëthënjën e një peme të qëndrueshme, sëcilës nuk i bien gjethët aqë lehtë dimër e verë, ashtu që edhe besimi ndër popuj e merr një kuptim të tillë, që të mos e ndryshojë ngjyrën e vet dhe besimin e tij, ndoshta sikur gjethi i bredhit.

Përgaditja e Betlehemit bëhët në mënyrën e përshtatshme, sikur Jezuesi që ka lind në shtallën e bagëtive, por edhe ndezja e dritave të ndryeshme e qirinjëve me domëthënjën e tyre, po sikur drita e yjëve që shëndrisin natën dhe bëjnë dritë kundra errësirës. “Kërshëndellat“ dhe „Buzmi bujar“, nuk janë gjë tjetër, vetëm lindja e Jezuesit prej vërxhireshës Mari, që lindi një foshnje të ngjajshme si çdo foshnje tjetër në këtë botë, që sjellë mirësinë, përvujtërinë, shpresën, dashurinë dhe jetën me begaditë e veta në familje.

Tradita e buzmit të „Kërshëndellave“

Nga traditat e popullit shpjegohet se, aty nga fundi i dhjetorit bima e merr ngrohjen dhe lëngun e energjisë së vet për tu ripërtëri. Dhe nga kjo fillon ceremonija, që në këtë rast populli, duke marrë një dru të njomë që e sjellë në shtëpi të vet dhe e vëndosin në zjarr, duke ndezë vetëm njërën anë të drurit, i cili bëhët në formën e kryqit, ku në anët e skajshme të tij, vendosen të gjitha llojet e drithnave dhe pijeve, më shpresë që ato të bëhën më shumë në vitët e ardhshme.

Dhe pastaj, në mëngjesin e hershëm, së bashku me anëtarët e familjes dalin në kopësht, ku në dorë mbajmë drunjtë e ndezur dhe i farkojmë më njri-tjetrin, duke shkakëtuar shkëndija zjarri dhe duke thënë, sa gaca, apo shkëndija që bëhën, aq karrica do të ketë, që me fjalën “karrica“ kuptojmë një masë e drithit, me të cilën është matur drithi më herët.

Mandej bëhët ceremonija e prerjes së pemëve, ku njëri ndër anëtarët e familjes e merr një sopatë dhe provon ti presë pemët, duke thënë, a do bëshë fryte më të mira dhe me shumicë, apo të preva me sopoatë, ndërsa tjetri thotë, mos e dëmto se do bënë fryte më shumë në tjetrin mot.

Ceremonija e buzmit e ka domëthënjën b u z a e m o t i t, apo fillimi i vitit, ku edhe ditët fillojnë të zgjatën, pothuaj se çdo gjë fillon të përtërihët, poashtu edhe krishtërimi këtë kohë e përkujton me ditëlindjen e Jezuesit, si simbol të paqës dhe dashurisë njerëzore, poashtu edhe shqiptarët e besimit të krishterë, Krishtlindjet i kremtojnë në shenjë harmonie dhe paqe dhe simbol i dashurisë njerëzore pa dallim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat