Hixhabi e fetë në Shkolla dhe regresi në Republikë të Kosovës

Religjion

Hixhabi e fetë në Shkolla dhe regresi në Republikë të Kosovës

Nga: Skënder Jashari Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:34
Skënder Jashari

Është absurde që në ditët e sotme, ku çdo person, shoqëri e vend, aspiron përparim, avansim në çdo aspekt, tek ne shohim që ka edhe të tillë që kërkojnë të kundërtën. Natyrisht nëse i shikojmë kërkuesit e këtij regresi, shohim që shumica e tyre janë propagandues të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik, pastaj të pakët janë disa besimtarë islamik të komuniteteve minoritare, e edhe më të pakët janë ndonjë i indoktrinuar. Dëgjojmë, lexojmë predikime të pa numërta të hoxhallarëve, që në mënyrat më agresive dhe ekstreme kërkojnë: pabarazinë gjinore, kufizimin e shumicës së të drejtave dhe lirive të njeriut (përsa i përket femrave), deri edhe përdorimin e dhunës ndaj femrave (e që fatkeqësisht tashmë kemi disa qindëra gra të vrara në emër të nderit, e mijëra të tjera të viktimizuara nga format e tjera të krimeve të nderit).

Natyrisht, pushtuesit Osman në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit (sllavët), e pastaj edhe pushtimi serb e deri edhe sot vazhdojnë përmes hoxhallarëve të paguar nga Serbia e vende jomiqësore, të bëjnë përpjekje vazhdimisht për islamizmin, turqizimin, boshnjakizimin, e tash edhe talebanizimin etj të femrës Shqiptare. Ata mirëfilli e kanë kuptuar, që ruajtjen e Kombit tonë, gjatë gjithë këtyre pushtimeve është meritë tërësisht e femrës Shqiptare. Sidomos për faktin, që femra, ka eduku fëmijët me gjuhën, kulturën, historinë, traditat e zakonet tona. Prandaj një nënë e asimiluar a e pashkolluar, krijon një familje të asimiluar a të pashkolluar, prej nga pastaj reflektohet edhe në kuadër të Kombit.

Ka disa teori që përpjeken të shpjegojnë lindjen e sistemit shoqëror patriarkal. Disa studiues theksojnë që sistemi patriarkal, lëshoi rrënjë rreth 6.000 vjet përpara gjegjësisht në vitet 4000 para Krishtit. Dominimi i femrave nga meshkujt, është krijuar në Lindjen e Mesme, diku rreth viteve 3100 para Krishtit, ku meshkujt vetëpërcaktuan dhe përforcuan supremacinë gjinore dhe kufizuan gratë në fuqinë riprodhuese dhe përjashtuan nga “ procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”. Kultura patriarkale ishte edhe në Greqinë dhe Romën antike, derisa bënte përjashtim Sparta, në të cilën besohej që sa më e fuqishme gruaja( duke e trajnu edhe për luftë), mund të lind fëmijë më të fortë. Ngjajshëm edhe në Iliri, pozita e gruas ishte shumë më e mirë sesa në Greqinë dhe Romën Antike, kjo mund të argumentohet me disa dhjetëra femra, që ishin ushtarake të larta në ushtrinë e Pirros, Lekës së Madh, Teuta etj. Ndërsa pas Aleksandrit u përmisu statusi grave edhe në botën Helene. Duke qenë se kultura e Greqisë antike, ndikoi shumë në Romën antike,aspak më i mirë nuk ishte statusi i grave në këtë vend.

Prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare, gjegjësisht disa studiues theksojnë se kjo u shfaq tek Hebrenjët, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”. “Gjykimi i shtrigave” si fenomen i turpit, e që më së shumti ngjau në vitet 1550-1700, e që ishin gjykuar rreth 80.000 gra, prej të cilave rreth gjysma ishin ekzekutu. Mund të ngjasoj edhe me “diskriminimin e sotëm islamik ndaj femrave.”

Fatkeqësisht në ditët e sotme, Islamizmi ballafaqohet kryesisht me diskriminimin, segregimin, femicidin, dhunën dhe format e tjera më të rënda kundër femrave. Duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”, shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,[10] derisa sipas disa burimeve thuhet që është shumë më i madh ( me mijëra), kurse vetëm 5% raportohen. Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën, por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione, e që më së shpeshti asocohen me vendet arabe dhe me muslimanët.

Njerëzimi fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pas Luftës së II Botërore, e kuptoi që “të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.” Akte të tilla si: Deklarata univerzale e të drejtave të njeriut 1948, Konventa për pëlqimin për martesë, moshën minimale për martesë dhe regjistrimin e martesave 1962, dhe Rekomandimet për pëlqimin për martesë, moshën minimale për martesë dhe regjistrimin e martesave, Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike e 1976, Konventa ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore 1976, Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave 1979 dhe protokoli plotësues i saj, Konventa kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese 1984, Konventa për të drejtat e fëmijëve 1989, Deklarata për eliminimin e dhunës kundër grave 1993, Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë 2006, si dhe: Protokoli plotësues i Konventës për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; Protokoli plotësues i Konventës ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike; Protokoli plotësues i Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave; Protokoli plotësues i Konventës mbi të drejtat e fëmijëve mbi shitjen e tyre, prostitucionin e fëmijëve dhe pornografinë e fëmijëve; Protokoli plotësues i Konventës kundër torturës dhe forma torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese,etj. Pastaj edhe në nivele regjionale, siç janë: Konventa Europiane e të drejtave të njeriut 1953, Konventa amerikane e të drejtave të njeriut 1978, Karta Afrikane e të drejtave të popullit dhe njeriut 1986 etj.

Prandaj shtetet që kanë rafitikuar aktet e tilla ndërkombëtare, kanë edhe obligime të caktuara që dalin nga to, e mbi gjitha kanë obligim garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut pa asnjë dallim, përfshirë edhe mosdallimin gjinorë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës neni 1, paragrafi 1, thekson se është shtet demokratik, derisa asnjë vend në botën islame, nuk rangohet si vend demokratik, gjegjësisht demokracitë a sistemet islamike, radhiten në fund të demokracive.

Vazhdon në nenin 7, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thekson se pos tjerash rendi kushtetues, bazohen në demokraci, barazi, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundim të ligjit, mosdiskriminim dhe shprehimisht në paragrafin 2, theksohet barazia gjinore edhe në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat e tjera të shoqërisë.

Për të vazhduar në nenin 8, i Kushtetutës, citoj: ”Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”

Kurse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë përfshirë dokumentet ndërkombëtare, theksohen në nenin 22, shprehimisht:

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;

Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;

Konventa për të Drejtat e Fëmijës;

Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

Udhëzimi Administrativ i MASHT, Nr. 06/2014, në neni 3, pika 1.13, ndalon uniformën fetare.

Edhe Republika e Kosovës, pos integrimeve Euro-Atlantike, prej nga merr obligim për respektim të akteve ndërkombëtare të specifikuara më sipër, obligohet që aktivisht t’i zbatojë, t’ia garantojë dhe mbrojë këto të drejta dhe liri.

Lënda fetare e cilësdo fe, e ligjëruar nga një predikues fetar, është cënim i laicitetit, pastaj duke e pa, sidomos predikimet islame, që cënojnë edhe rendin kushtetues dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës (kur flasin për sheriat, kalifat, kundër demokracisë, kundër Perëndimit, kundër barazisë gjinore etj). Të krahasuarit e mësimeve fetare në Europën Perëndimore, me mësimet fetare islamike, janë jo të mundura, për shkak të përmbajtjeve që predikojnë. Si shembull, merreni rastin që Serbia, i’a shkroi librat fetar islam, për nxënësit Shqiptar në Luginë të Preshevës, ku atë lëndë fetare, ia predikojnë hoxhallarë vehabi, e që shumë shpesh ka qenë alarmu Kombi yn për përmbajtjen e tyre.

Veshja është e drejtë e çdo personi, derisa me atë nuk cenon sigurinë. Veshja e burkës, cënon sigurinë publike dhe të çdo personi në afërsi. Maskimi i fytyrës vetëm në raste të caktuara mund të tolerohet. Prindërit e kanë për detyrë të kujdesen për veshjen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ruajnë dinjitetin dhe integritetin e tyre si dhe të ndihmojnë në zhvillimin e personalitetit të tyre. Vetëm sikur të bëhet një eksperiment, të veshet një vajzë e shkollës fillore me shami a me burka, çdo nxënës tjetër, do ta bulizonte, do ta etiketonte dhe do e shikonte me habi.

Mos të harrojmë, propaganda radikaliste, ekstremiste dhe terroriste islamike, nuk ndalet me kaq, por gradualisht kërkon talebanizimin e Kombit tonë dhe Afganistanizimin e Atdheut tonë. Sot, kërkojnë shaminë gjoja si të drejtë themelore, ashtu siç kërkuan edhe lëndën islame në shkolla, pastaj xhaminë e Sulltan Erdoganit në Prishtinë, pastaj refuzimin e integrimeve Euro-atlantike dhe riorientimin drejt Lindjes, e kështu me radhë.

Madje detyrat e qeverive dhe institucioneve të Republikës së Kosovës janë:

Strategjia Kombëtare Shqiptare për mbrojtje nga Instrumentalizimi i feve( veçanarisht islamizmit dhe ortodokzimit). Në këtë Strategji do duhej përfshirë në nivel rajonal shtetet: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Malit të Zi, duke i kushtu interes të veçantë, mbrojtjes së mërgatës Shqiptare kudo në botë.

Detalebanizimi i Institucioneve, bërja realitet e laicitetit, sepse islamizimi, talebanizimi është alarmant.

Kontrollin e financimeve dhe veprimtarive të OJQ-ve që kanë lidhje me islamin politik, gjegjësisht ndërprerjen e financimit apo ndalimin e instrumentalizimit të tyre.

Ndalimin e rrymave radikale islamike vehabiste, erdoganiste, Shiite(irakiane), sllavofile.

Përafrimi me kornizën ligjore të BE-së ku aspiron të integrohet, e ku përfshinë:

Inkriminimin ligjor, ndjekjen dhe gjykimin e disa qindëra rasteve për propagandë të terrorizmit islamik dhe atij ortodoks serb.

Ndalimin e zhurmave akustike, gjegjësisht terrorizmit islamik akustik, pra çështja e ezanit, nuk duhet të dëgjohet jashtë objekteve fetare.

Ndalimin e veshjeve asimiluese të huaja( Abaja-veshja kombëtare arabe që hoxhallarët aludojnë si veshje islame; veshjeve fetare turke a boshnjake etj), me qëllim të mbrojtjes së Kulturës vendase.

Inkriminimin ligjor të maskave, qofshin ato fetare( burka etj). Burka ndalohet apo është në procedurë ndalimi mes të tjerash në këto shtete: Australi, Kanada, Austri, Francë, Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Egjipti, Zvicrra, Italia, Norvegji, Suedi, Çadi, Kameruni, Nigeri, Gaboni, Bullgari, Turqi, Izrael, Tunizi, Letoni( është ndaluar vetëm për 3 raste që kanë hy me burka në këtë vend), Kinë, Mijanmar, SHBA, Meksikë etj.

Respektimi dhe garantimi i barazisë gjinore, krijimi i kuotave 50-50%, në çdo institucion publik. Ndjekja penale, administrative etj, ndaj rasteve të cënimit të barazisë gjinore.

Prandaj lufta për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e femrës Shqiptare, për t’i avansu ato në çdo aspekt, ashtu siç edhe në Ilirinë antike, ishin plotësisht të barabarta, e edhe më të barabarta të jenë edhe sot, janë e vetmja rrugë e Shpëtimit të Ardhmërisë tonë.

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat