Kafshimi i thonjve, i rrezikshëm për shëndetin

Shëndetësia

Kafshimi i thonjve, i rrezikshëm për shëndetin

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustruese

Çdo herë që kafshojmë thonjtë tanë, ne rrezikojmë “të tërheqim në fyt” viruset dhe bakteret, të cilat në afat të gjatë dobësojnë imunitetin dhe pastaj çdo sulm i ri i mikroorganizmave patogjene bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, paralajmëron Adam Friedman, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Uashingtonit DC, transmeton KosovaPress.

“Kur vendosni thonjtë në gojën tuaj, nuk ka kufizim të baktereve dhe viruseve, dhe futja e tyre në trup mund të rezultojë me ftohje, por edhe virus serioz të stomakut. Nëse kafshoni një pjesë të tepërt, është e mundur që të ekspozoni lëkurën e ndjeshme nën thua ndaj miliona mikroorganizmave patogjenë, andaj shumë lehtë mund të infektoheni”, shpjegon Friedman.

Ai paralajmëron se kjo është një nga format më të zakonshme të infeksionit të paronihisë, që mund të shkaktojë ënjtje, skuqje, dhembje dhe shfaqje të gungave plagësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat