Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet - Bota Sot
Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet

Shëndetësia

Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Në pranverën e vitit 2009, shkencëtarët kishin gjetur një virus gripi të njohur si H1N1. Ky virus është faktikisht kombinim i viruseve nga derrat, zogjtë dhe njerëzit.

Gjatë sezonit të gripit 2009-10, H1N1 kishte shkaktuar infeksion respirator te njerëzit dhe kishte filluar të njihej si gripi i derrave. Për shkak se shumë njerëz anë e mbanë botës ishin sëmurë atë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e kishte deklaruar gripin e shkaktuar nga H1N1 si pandemi globale.

Në gusht të vitit 2010, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte deklaruar se pandemia ka përfunduar. Qysh prej asaj kohe, shkencëtarët e kanë ndryshuar mënyrën se si i emërojnë viruset. Virusi H1N1 tani njihet si H1N1v. Shkronja ‘V’ në fund qëndron për variant dhe nënkupton se virusi normalisht qarkullon te kafshët, por se është gjetur edhe te njerëzit.

Qysh prej vitit 2011, një lloj tjetër i virusit, H3N2v, ka qenë duke qarkulluar te njerëzit dhe që gjithashtu e shkakton gripin. Që të dy këto viruse janë të përfshira në vaksinën kundër gripit për vitin 2018-19.

Simptomat e gripit të derrave:

Shenjat dhe simptomat e gripit të derrave janë të ngjashme me ato të infeksioneve që shkaktohen nga gripa tjerë, dhe përfshijnë:

– Ethe (por jo gjithmonë)
– Të dridhura
– Fyt të tharë
– Ju shkojnë hundët
– Sy të përlotur
– Dhimbje trupore
– Dhimbje koke
– Lodhje
– Diarre
– Marramendje dhe vjellje

Simptomat e gripit zakonisht zhvillohet një deri në tri ditë pasi t’i jeni ekspozuar virusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...