A duhet të përdorni vaj kokosi për trajtimin e akneve? Zbuloni të vërtetën

Shëndetësia

A duhet të përdorni vaj kokosi për trajtimin e akneve? Zbuloni të vërtetën

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Foto ilustruese

Ky produkt është një ndër të preferuarit për problemet e lëkurës, por nuk është e rekomandueshme të përdoret për çdo trajtim, sidomos për aknet. Sipas “Women’s Health Magazine”, disa dermatologë thonë se vaji i kokosit mund të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet.

Megjithatë ai mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, por nuk mund ta japë efektin si një produkt i vetëm. Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, është mirë që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura. Në përgjithësi është mirë që për trajtimin e akneve të përdoren produkte që nuk kanë vaj në përmbajtje të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat