Si të mbrohemi nga gripi? - Bota Sot
Si të mbrohemi nga gripi?

Shëndetësia

Si të mbrohemi nga gripi?

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Mjekët rekomandojnë disa kura parandaluese sesi të mbrohemi nga viruset e stinës.

Të pushoni dhe të bëni mjaftueshëm gjumë, të qëndroni të ngrohët, të qëndroni të hidratuar duke konsumuar shumë ujë, ta shpërlani gojën me ujë me kripë. Sidoqoftë, metodat e mëposhtme janë ato të cilat ju ndihmojnë ta forconi sistemin e imunitetit dhe ta shmangni shpërndarjen e infeksionit:

Supa e pulës – hulumtimet tregojnë se ndihmon në ngadalësimin e lëvizjes së qelizave të bardha të gjakut të cilat e shpërndajnë të ftohtin përgjatë trupin.

Medikamentet – Paracetamoli dhe ibuprofeni ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta lehtësoni dhimbjen, por nëse dhimbjet janë të mëdha, atëherë duhet të përdorni medikamente tjera.

Mjalti – Ilaçet e kollës nuk janë gjithmonë të shijshme, prandaj si alternativë e tyre mund të konsumoni mjaltë
Xhinxheri – Nëse vuani nga fryrja e barkut, marramendjet apo mostretja, atëherë vendosni xhenxhefil në ujë të nxehtë dhe konsumojeni atë.

Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...