Pastrimi i shtëpisë çdo ditë, ju bën dëm

Shëndetësia

Pastrimi i shtëpisë çdo ditë, ju bën dëm

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Është kjo ajo që kanë zbuluar studiuesit norvegjezë të Universitetit të Betrgen, pasi analizuan të dhënat shëndetësore të 6235 pjesëmarrësve në një sondazh europian për shëndetin respirator.

U konkludua se përdorimi i përditshëm i produkteve për pastrim dhe nuhatja e përbërësve të tyre, është si të pish 20 paketa cigare në ditë.

Pjesëmarrësit u monitoruan nga studiuesit për thuajse 20 vjet, për të verifikuar ndikimin e produkteve të pastrimit në funksionet respiratore në afatgjatë.

“Besojmë se këto produkte kimike, shkaktojnë dëme në rrugët e frymëmarrjes ditë pas dite dhe vit pas viti, duke dëmtuar kësisoj mushkëritë me kalimin e viteve”, thonë studiuesit në përfundimet e tyre, të botuara në revistën shkencore “American thoracic society”.

Studimi zbuloi gjithashtu më shumë prirje për tu prekur nga astma, femrat që pastrojnë rregullisht shtëpinë, duke u rrezikuar 12.3% më shumë, ndërsa ato që e bëjnë për punë rrezikohen 13.7%.

Ndërsa ato që merren rrallë me pastrim, rrezikohen 9%.

“Mesazhi që vjen nga ky studim është se produktet kimike që përdoren për pastrim, shkaktojnë dëme në mushkëri”, thotë autori kryesor i studimit Øistein Svanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat