Pirja e çajit sapo të përvëlohet mund të shkaktojë kancer në fyt

Shëndetësia

Pirja e çajit sapo të përvëlohet mund të shkaktojë kancer në fyt

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Një studim i ri i cili është bërë nga Revista Mjekësore, Revista Ndërkombëtare e Mbrojtjes nga Kanceri, është publikuar, duke pretenduar se pirja e çajit menjëherë pas përvëlimit mund të shkaktojë kancer në fyt.

Hulumtuesit kanë studiuar rreth 50.000 çaj pirës mes moshës 40 dhe 75 në provincën e Golestan të Iranit, dhe studimi zgjati rreth 10 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, ata identifikuan 317 raste të kancerit në ezofag.

Hulumtuesit thanë, që ata pinë 0.7 litër çaj në ditë, dhe nëse çaji është në temperaturë mbi 60°C, kanë “më shumë rrezik që të kenë kancer në fyt” krahasuar me ata që nuk pinë këtë sasi çaji në temperature të larta.

“Shumë persona e shijojnë çajin apo kafenë, ose pije tjera të ngrohta. Gjithsesi, sipas raportit tonë, të pish çaj shumë të nxehtë, rrit shanset për kancer në fyt, dhe prandaj është e rekomandueshme që të pritet që çaji të ftohet.” Tha Farhad Islami, shkencëtar në Institutin Amerikan për Mbrojtje nga Kanceri.

Instituti bën thirrje që personat që përdorin pije të nxehta, të presin gjersa ato të ftohen, sepse kjo mund të ndikojë që në të ardhmen të keni kancer në fyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat