Dorëzat e pastrimit kanë më shumë baktere se tualeti - Bota Sot
Dorëzat e pastrimit kanë më shumë baktere se tualeti

Shëndetësia

Dorëzat e pastrimit kanë më shumë baktere se tualeti

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:40
Ilustrim

Dorëzat poliestër, të bëra nga fibra sintetike që shkaktojnë djersitjen e duarve, u gjetën të mbajnë më së shumti baktere, të pasuar nga doreza prej leshi dhe lëkure.

Mostrat e marrra nga dorëza të ndryshme janë testuar për sasinë e mikrobeve të pranishme në to.

Kjo metodë tregon se sasia mesatare e tualetit ka një lexim microbial prej 220. Por dorëzat për pastrim kanë regjistruar në numër prej më shumë se 1,000.

Një sondazh i ndërmarrjes së produkteve higjientike në Britani, Initial Washroom Hygiene, ku u analizuan 1,500 përdorues të dorëzave të pastrimit, ka gjetur se një në shtatë përdorues kurrë nuk i kishin larë ato dhe pothuajse dy të tretat e kishin bërë këtë veprim një herë në muaj ose më pak.

Nuk është e qartë nëse bakteret e gjetura në to ishin potencialisht të dëmshëm, por ekspertët thonë se duart e njerëzve janë mënyra kryesore që ata të marrin infeksione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...