Ushtrimet në MËNGJES apo në MBRËMJE: Kur preferohet?

Shëndetësia

Ushtrimet në MËNGJES apo në MBRËMJE: Kur preferohet?

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:06
Ilustrim

Ushtrime kardio apo me pesha, ushtrime të intensitetit të lartë apo të lehta, ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje? Me siguri se këto janë disa nga dilemat të cilat i keni përjetuar së fundmi kur e keni planifikuar rutinën ushtrimore. Por, një hulumtim i ri padyshim se do t’ua heqë këto dilema për mirë.

Me siguri se keni dëgjuar për ritmin circadian – ora e brendshme biologjike – dhe se si ndikon në gjumin që e bëni.

Një orë të tillë besohet se e kanë edhe muskujt. Të paktën kështu thotë hulumtimi i ri nga Universiteti i Çikagos, i cili ka zbuluar se trupi i përgjigjet ushtrimeve ndryshe, varësisht nga koha e ditës.

Ushtrimet gjatë ditës thuhet të jenë më efektivet, përderisa periudha gjatë drekës është më e favorshmja për të shkuar në palestër.

Shifrat e MËDHA

Ushtrimet e mëngjesit: 35% – Testosteroni – i cili ju furnizon me energji dhe arritje muskulore – i arrin majat më të larta në orët e mëngjesit, ku këto nivele janë trefish më të larta.

Ushtrimet e mbrëmjes: 75% – Kortizoli, hormon muskul-ngrënës, rritet rreth ¾ në mëngjes, por normalizohet gjatë natës.

Gjumi

Ushtrimet e mëngjesit: Një studim nga Universiteti Appalachian ka treguar se personat të cilët ushtrojnë me pesha në 7 të mëngjesit lodhen më shpejt gjatë natës – dhe prodhojnë më shumë HGH – sesa ata që ushtrojnë gjatë mbrëmjes.

Ushtrimet e mbrëmjes: I njëjti studim ka zbuluar se ushtrimet gjatë pasdites e rrisin temperaturën e trupit si një dush i ngrohtë dhe promovojnë gjumë më të rehatshëm. Kjo e thyen mitin se duhet ushtruar gjatë natës.

Përkrahësit…

Ushtrimet e mëngjesit: Dwayne “The Rock” Johnson ushtron shumë herët në mëngjes, rreth orës 4:30 të mëngjesit.

Ushtrimet e mbrëmjes: Rekordet sportive thyhen pasi dielli të ketë perënduar. Fjala është për Usain Boltin, i cili besohet se ushtron gjatë mbrëmjes.

Përfitimet

Ushtrimet e mëngjesit: Energji ekstra, ekstra testosterone, metabolizëm më të shpejt dhe gjumë shumë më të rehatshëm.

Ushtrimet e mbrëmjes: Më shumë probleme për t’u zgjuar në mëngjes, forcë maksimale, lirim stresi etj.

Djegie dhe ndërtim…

Ushtrimet e mëngjesit: Ushtrimet kardio bëni në orët më të hershme të mëngjesit dhe do të digjni rreth 20% më shumë dhjam, raporton British Journal of Nutrition.

Ushtrimet e mbrëmjes: Ushtrimet e forcës bëni gjatë pasdites, më saktësisht pas punës pasi që kapaciteti juaj anaerobik është  7% më i lartë, tregon Applied Physiology, Nutrition and Metabolism. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat