Deri tani 72 njerëz janë infektuar me E. coli

Shëndetësia

Deri tani 72 njerëz janë infektuar me E. coli

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Një shpërthim i infeksioneve me bakterin E.coli ka prekur 72 persona në pesë shtete të ndryshme, shkruan CNN.

Sipas Qendrës per Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, kjo çështje është ende një mister për ta dhe nuk dihet shkaku që shkaktoi këtë infeksion, I cili është duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

Simptomat e një infeksioni nga bakteret fillojnë 3 deri në 4 ditë pas infeksionit dhe përfshijnë diarre, ethe, dhimbje abdominale dhe të vjella. Tetë njerëz janë përfshirë nga ky infeksion misterioz dhe janë hospitalizuar. Ende asnjë vdekje nuk është raportuar. Njerëzit filluan të sëmuren nga ky infeksion që nga 2 marsi dhe pacientët janë të moshave prej 1 vjeç deri në 74 vjeç.

Sipas të dhënave të fundit, 8 persona janë të infektuar në Georgia, 36 në Kentucky, 5 në Ohio 21 në Tennesse dhe 2 në Virxhinia. Shkencëtarët ende nuk kanë arritur të identifikojnë ushqimin, produktin apo në përgjithësi shkakun që ka sjellur këtë gjendje. Përderisa ende nuk kanë informacione të sakta, ata bëjnë thirrje njerëzve që të mos ndalojnë së bleri ushqime apo produkte specifike. Gjithsesi çdo njeri që ka vërejtur këto simptoma duhet të konsultohet menjëherë me një doktor.

E.coli përfshinë një grup të baktereve që gjenden në mjedis, ushqim apo edhe në sistemin e zorrëve tek njerëzit dhe kafshët. Shmangia e këtij infeksioni nga këto lloje të baktereve bëhet me mbajtjen e higjienës, mos konsumimin e mishit të ndenjur, qumështit të papërpunuar apo produkteve të tjera jo natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat