Progesteroni mund të ulë rrezikun për abort

Shëndetësia

Progesteroni mund të ulë rrezikun për abort

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:56
Ilustrim

Dhënia e hormoneve të progesteronit tek gratë që kanë pasur abort dhe përjetojnë gjakderdhje të hershme në shtatzëni mund të përmirësojë shanset e tyre për të pasur fëmijë, sugjeron një studim.

Studiuesit e Birminghamit kryen testime me mbi 4,000 gra shtatzëna.

Samantha Allen, 31 vjeçare, përjetoi gjakderdhhje kur humbi fëmijën e saj të parë dhe pastaj përsëri gjatë shtatzënisë së saj të dytë.

Pas marrjes së hormonit për tetë javë, ajo lindi djalin e saj Noah.

Progesteroni është një hormon i domosdoshëm në shtatzëni – për mbajtjen e vijës së mitrës ku embrioni është implantuar dhe për mbështetjen e sistemit imunitar.

Studimi i Universitetit të Birmingamit, i botuar në New England Journal of Medicine, përfshiu një grup prej rreth 2,000 grave shtatzëna të cilave u kishin dhënë progesteron dhe një grupi tjetër me numër të njëjtë që  kishin përdorë placebo ose pilulë.

Të gjitha gratë kishin përjetuar gjakderdhje në shtatzëninë e hershme.

Edhe pse studimi tregoi se jo të gjitha gratë me gjakderdhje të hershme mund të ndihmohen duke marrë këtë hormon, përfitimet ishin më të mëdha në mesin e grave me histori të abortimeve të përsëritura (tre ose më shumë).

Në mesin e atyre grave, ka pasur një rritje prej 15% në normën e lindjes së gjallë – me 98 nga 137 femra që shkojnë për të lindur fëmijë, krahasuar me 85 nga 148 në grupin e placebo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat