Çaji me xhenxhefil dhe shafran - Bota Sot
Çaji me xhenxhefil dhe shafran

Shëndetësia

Çaji me xhenxhefil dhe shafran

Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:43
Ilustrim

Xhenxhefili dhe shafrani janë super ushqime të cilat janë përdorur me mijëra vjet për shkaqe të ndryshme për shkak të vetive të shumta shëndetësore që i kanë.

Ata janë mënyrë natyrale për ta mbushur trupin me energji, për ta luftuar inflamacionin në trup, për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, për t’u relaksuar, për t’i lehtësuar dhimbjet dhe për ta përmirësuar shëndetin në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa prej të mirave shëndetësore të xhenxhefilit:

– E forcon sistemin e imunitetit
– Ndihmon në sistemin e tretjes
– I lehtëson dhimbjet e muskujve
– E trajton marramendjen
– I përmirëson aftësitë kognitive
– Ju relakson
– E zvogëlon inflamacionin
– E zvogëlon kolesterolin

Në anën tjetër, këto janë të mirat shëndetësore të shafranit:

– Ndihmon te personat me ankth dhe depresion
– I lehtëson dhimbjet
– Ndihmon me lodhjen
– Ndihmon me sistemin e tretjes
– E mbron shëndetin e zemrës
– E zvogëlon stresin
– E përmirëson gjumin
– E trajton inflamacionin
– I rregullon nivelet e sheqerit në gjak

Ekspertët thonë se mund ta përgatitni një çaj me këta dy përbërës (shafran dhe xhenxhefil), i cili ju furnizon me vlera të shumta ushqyese.

Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i këtij çaji ndihmon në luftimin e lodhjes, jua shpejton metabolizmin, jua zvogëlon dhimbjet, etj.

Përbërësit e çajit të xhenxhefilit dhe shafranit:

– Një lugë çaji shafran
– Një copë të vogël xhenxhefil të freskët
(të prerë dhe qëruar)
– Një lugë çaji mjaltë
– Dy gota qumësht kokosi
– Gjysmë luge çaji kanellë
– Një çikë piper të zi

Instruksionet:

Shtimi i piperit të zi në çaj është mënyra më e mirë për ta absorbuar shafranin në trup, pasi që piperini, përbërësi i piperit, e bën curcuminin (përbërës i shafranit) 2,000 herë më të absorbueshëm.

Në një tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit  dhe nxejeni çajin për 5 minuta, pastaj pijeni në mëngjes në stomak të zbrazët.

Ju gjithashtu mund ta pini edhe gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...