Djersitja e madhe, shenjë e rreziqeve të fshehura

Shëndetësia

Djersitja e madhe, shenjë e rreziqeve të fshehura

Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:56
Ilustrim

Të gjithë njerëzit djersiten, por djersitja e tepruar mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj.

Djersitja e larte quhet edhe hiperhidroza dhe mund të thuhet se ndërhyn me jetën e përditshme dhe krijon parehati.

Sipas hulumtimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, djersitja e tepruar mund të jetë një simptomë e problemeve të zemrës, ankthit, diabetit dhe shumë sëmundjeve të tjera, transmeton KosovaPress.

Diabeti

Një nga simptomat e sheqerit të ngritur mund të jetë djersitja ekstreme dhe lëkura ngjitëse në qafë. Djersitja ndodh sidomos gjatë natës. Përveç kësaj, disa nga simptomat e diabetit janë të dridhura, uria dhe ritmi i shpejtë i zemrës.

Problemet me gjëndrën tiroide

Djersitja e vazhdueshme mund të jetë një shenjë e aktivitetit të lartë të tiroides. Kur gjëndra tiroide prodhon shumë hormone, mund të shkaktojë djersitje të vazhdueshme pasi stimulon gjëndrat e djersës. Simptoma të tjera janë humbja e peshës dhe problemet me zemër.

Sulmi i zemrës

Djersitja dhe marramendja mund të jenë një shenjë paralajmërimi për sulmin në zemër. Simptoma të tjera përfshijnë presionin, dhimbjen e kraharorit që përhapet nga gjoksi në pjesën tjetër të trupit.

Ankthi

Njerëzit djersiten tepër edhe kur janë nën stres, të frustruar ose të frikësuar.

Tumori

Djersitja e tepërt mund të jetë një reagim i padëshiruar ndaj shumë kushteve shëndetësore siç është sëmundja e Parkinsonit ose përdorimi i disa ilaçeve. Simptomat e djersitjes mund të jenë shenjë e limfomës ose e karcinomës së qelizave limfatike.

Menopauza

Valët e nxehtësisë godasin 85 për qind të grave që hyjnë në menopauzë. Valë të ngjashme ndodhin edhe në shtatzëni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat