Të parandalosh është më mirë sesa të kurosh, ja si të bëni kontrollin e gjoksit në shtëpi

Shëndetësia

Të parandalosh është më mirë sesa të kurosh, ja si të bëni kontrollin e gjoksit në shtëpi

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:46
Ilustrim

Kontrolli i gjirit herë pas here tek mjeku duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj për të mbrojtur veten nga rreziku i kancerit apo sëmundje të tjera.

Por a mund ta kontrolloni vetë gjirin për të identifikuar ndryshime që mund të jenë problematike?

Mjekët këshillojnë ta bëni diçka të tillë dhe nëse vëreni diçka të pazakontë të drejtoheni tek specialistët.

Në shumë raste këto ndryshime nuk bëjnë fjalë për kancer, por gjithsesi është mjeku ai që e përcakton.

Ja si të kontrolloni vetë gjinjtë tuaj:

Qëndroni të zhveshura nga beli e lart përpara pasqyrës dhe vëreni gjinjtë tuaj.

Nëse nuk janë të barabartë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse kjo është e shpeshtë në shumë gra.

Vëreni për ndryshime në ngjyrë, formë, ndonjë njollë ose shenjë.

Kontrolloni thithkat nëse kanë ndonjë plagë.

Vendosni duart në bel dhe forconi muskujt e gjoksit.

Kthehuni nga njëra anë në tjetrën që të shikoni pjesën e jashtme të gjinjve.

Vendosni duart në supe dhe rrotullojini përpara.

Tregohuni e vëmendshme për ndonjë ndryshim që mund të shikoni në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat