Kushtoni rëndësi thatësisë në zonën intime

Shëndetësia

Kushtoni rëndësi thatësisë në zonën intime

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:56
Ilustrim

Kur shkoni në tualet dhe vëreni diçka ndryshe në zonën intime duhet të shikoni se a është gjithçka në rregull.

Ndryshimet mund të jenë të lloj-llojshme duke filluar nga era e pakëndshme, ndryshime në ngjyrën e lëkurës ose edhe çrregullim i periodave.

Por një nga gjendet e zonës intime që duhet t’i kushtoni rëndësi është thatësia, pasi vagina në vazhdimësi vetë-lubrifikohet, duke mbajtur kështu të balancuar nivelin e duhur të baktereve.

Nëse vagina juaj është rregullisht e thatë, sidomos gjatë marrëdhënieve intime, duke rezultuar në djegie, dhimbje dhe siklet të përgjithshëm gjatë penetrimit, duhet të shkoni tek mjeku gjinekolog. Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në thatësi vaginale të vazhdueshme, duke përfshirë ankthin, medikamente të caktuara si ilaçet kundër depresionit, menopauza, pabarazitë hormonale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat