Kontrollimi i Ebola-s në Kongo mund t’i marrë dy vjet kohë

Shëndetësia

Kontrollimi i Ebola-s në Kongo mund t’i marrë dy vjet kohë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:33
ilustrim

Në skenarin më të keq, shpërthimi aktual i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos mund të zgjasë deri në dy vjet për të përfunduar, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shpërthimi, i cili filloi më 1 gusht, “nuk është nën kontroll”, tha Dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

“Ne mund të përfundojmë duke u marrë me këtë shpërthim për një kohë të gjatë”.

Që nga e mërkura, numri kumulativ i rasteve të mundshme të sëmundjes virale – që shkakton ethe, dhimbje koke të rënda dhe në disa raste hemoragjinë – është 2.025, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Kongos.

Nga 1,931 pacientë të konfirmuar me Ebola, 1,357 kanë vdekur, ndërsa 552 janë shëruar plotësisht.

Mesatarisht, Ebola vret rreth gjysmën e të infektuarve, megjithatë shpërthimi i tanishëm ka shkaktuar vdekje në 70% të të infektuarve.

Ryan tha se numrat janë stabilizuar dhe madje kanë rënë në dy javët e fundit, por ai gjithashtu tha se ka ende “transmetim substancial” në disa zona shëndetësore.

“Nëse bëjmë përmirësimet e duhura dhe vendosim burime, fonde dhe njerëzit e dukur në punë për kontrollimin e saj,  ekziston mundësia që shpërthimi të përfundojë në një kohë shumë më të shkurtër”, tha Ryan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat