Stili i jetesës dhe kuzhina mesdhetare – e pasur në ushqime me përmbajtje të lartë kripe – ndikojnë në përhapjen e hipertensionit, që prek edhe moshat e reja.
Në një intervistë për Top Channel, shefi i shërbimit të sëmundjeve interne, Mihal Tase, theksoi se një ndër shkaktarët kryesorë është kripa.
“Një individ nuk duhet të konsumojë më shumë 2-4 gram kripë në ditë dhe kur kemi parasysh këto vlera, themi për çdo gjë që përfshihet në ushqim, sepse buka vetë ka kripë, gjella përmban kripë, djathi gjithashtu dhe po ti mbledhësh të gjitha bashkë shkon jashtëzakonisht shumë,” shpjegon Tase.
Ndër të tjera, ai këshillon “perimet, frutat jo me shumë sheqer, frutat e thata si arra, lajthi, bajame etj” shoqëruar me ecje dhe aerobi.
Çfarë është hipertensioni?
Hipertension nënkupton presion të lartë të gjakut dhe shpeshherë është një sëmundje e fshehtë, pasi pacienti vuan pasojat e sëmundjes, por nuk është në dijeni të saj.
Cilët janë shkaktarët?
– duhanpirja
– mbipesha
– mungesa e aktiviteteve fizike
– konsumimi i lartë i kripës
– teprimi me alkoolin
– gjenetika
– stresi
– sëmundjet e veshkave
– dieta e varfër me kalcium dhe magnez
Cilat janë simptomat?
– dhimbje e vazhdueshme e kokës
– zhurmë në vesh
– marramendje
Rastet kur hipertensioni përbën rrezik për jetën:
– dhimbje e padurueshme e kokës
– dhimbje në gjoks
– pobleme me frymëmarrjen
– rrahje të çrregullta të zemrës
– urinë me gjak
– goditje në qafë, kraharor ose vesh.