Temperaturat e larta, kujdes me ushqimin!

Shëndetësia

Temperaturat e larta, kujdes me ushqimin!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:17
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po apelon në vazhdimësi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Për të mos rënë pre e helmimeve me ushqim, qytetarët janë të lutur të mos ushqehen kudo.

Sipas IKSHP-së, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.

Sipas të dhënave, çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milionë persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin për këtë arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat