Shpëtoni një herë e mirë nga sindroma e ovareve policistike

Shëndetësia

Shpëtoni një herë e mirë nga sindroma e ovareve policistike

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:04
Foto

Uthulla mund të jetë një nga erëzat e lëngshme më të shëndetshme. Eksperimentet që janë bërë si me persona diabetikë, ashtu edhe me jodiabetikë, tregojnë se shtimi i dy lugëve çaji uthull në çdo ushqim, ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, duke e ulur atë në mënyrë efektive me gati 20 për qind. 

Ne i njohim efektet antiglicemike të uthullës prej më shumë se 25 vjetësh, por akoma nuk jemi të sigurt për mënyrën se si funksionon ajo. Fillimisht, mendohej se uthulla ngadalësonte boshatisjen e stomakut, por edhe konsumimi i saj jashtë vakteve, ishte efektiv. Diabetikët që vuajnë nga diabeti i Tipit 2 e që konsumojnë dy lugë gjelle uthull përpara gjumit, të nesërmen zgjohen me një nivel më të mirë sheqeri në gjak. Por konsumimi i turshive dhe i pilulave të uthullës, nuk duket se jep të njëjtin efekt. 

Uthulla mund t’ju ndihmojë për sindromën e vezoreve policistike, në përmirësimin e funksionit arterial dhe djegien e yndyrës trupore. Në 4 nga 7 gra me problemin e vezoreve policistike, një lugë gjelle në ditë me uthull molle, përmirëson brenda disa muajsh funksionin e vezoreve. Një lugë gjelle me uthull orizi duket se përmirëson funksionin arterial te femrat në periudhën e postmenopauzës. Nuk jemi të sigurt përse ndodh kjo, por acetati i acidit acetik të uthullës, mund të çojë në përmirësimin e prodhimit të oksidit nitrik. Një efekt i tillë ndihmon për hipertensionin, dhe në fakt, janë bërë studime që tregojnë uljen e tensionit nga konsumimi i një luge gjelle uthull në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat