Ja pse duhet të pini sa më shumë kafe, përmirëson funksionimin e këtij organi

Shëndetësia

Ja pse duhet të pini sa më shumë kafe, përmirëson funksionimin e këtij organi

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:59
Foto

Shumica e personave nuk mund ta nisin ditën pa një filxhan kafe, disa të tjerë me një nuk mjafatohen dhe nisin të dytin. Gjithsesi kjo tregon se kafja është një nga pijet më të përhapura në botë.

Kafja është e përbërë nga një numër i madh i antioksidantëve, të cilët sipas studimeve ndihmojnë funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.

Sëmundjert që e përfshijnë mëlçinëjanë të ndryshme duke filluar nga hepatitis si, ciroza dhe sëmundje të tjera. Sipas mjekëve dhe studimeve të bëra, konsumimi i së paku dy filxhanëve kafe në ditë ezvogëlon rrezikun nga këto sëmundje.

Kafja është e përbërë nga së paku 100 lloje të përbërësve aktivë, të cilët luajnë një rol të madh në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të mëlçisë duke përfshirë edhe kancerin.

Hepatitisi C është gjithashtu një sëmundje shumë e përhapur më botë, që e prek mëlçinë dhe është ngjitëse. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 150 milion njerëz vuajnë nga  kjo sëmundje ngjitëse.

Nëse dëshironi të parandaloni sëmundjet dhe çrregullimet e mëlçisë atëherë duhet të konsumoni së paku dy filxhanë kafë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat