Si të shpëtoni nga venave varikoze në mënyrë natyrale

Shëndetësia

Si të shpëtoni nga venave varikoze në mënyrë natyrale

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:02
Foto

Studimet kanë treguar se të paktën 20% e të rriturve do të përballen me problemin e venave varikoze në një periudhë të jetës së tyre

Ndonëse përgjithësisht është më i përhapur si problem te të moshuarit, nuk përjashtohen as rastet e të rinjve.

Venat varikoze, të njohura si varice, prekin më shumë gratë sesa burrat.Venat janë struktura pak të dobëta dhe për shkak të mungesës së mureve mbrojtës zgjerohen nga presioni i ushtruar nga qarkullimi i gjakut.

Kujtojmë që venat merimangë quhen venat në formë gjarpëruese që mund të jenë në ngjyrë blu, të gjelbër ose vjollcë. Të ngjashme me rrjetin e merimangës, vena të tilla janë të dukshme në sipërfaqen e lëkurës, por nuk janë të ngritura dhe të dhimbshme si varicet.

Venat varikoze nuk janë thjesht një problem estetik, por mund të paralajmërojnë dëmtime të rrezikshme si: mpiksja e gjakut, ënjtje e këmbëve, trombozë etj.Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e variceve

– Gjenetika
– Qëndrimi për shumë gjatë në këmbë (përmendim këtu profesioni si mësuesit, mjekët, floktarët, shitësit etj)
– Mbipesha
– Ndikimet hormonale gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës

Masat parandaluese

– Ecja e vazhdueshme
– Aktivitet fizik (ushtrime, not, ngjitje e shkallëve)
– Ushtrime për këmbët (gjatë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj uluni poshtë).Trajtimi

Varicet trajtohen në mënyra të ndryshme, duke filluar nga metoda më e vjetër që është kirurgjia, e deri te trajtimi termik e skleroterapia.

Po kështu, mund të trajtohen në kushte shtëpie, sigurisht si një masë parandaluese ose së paku lehtësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat