Këshilla si ta mbroni foshnjën tuaj nga nxehtësia e madhe - Bota Sot
Këshilla si ta mbroni foshnjën tuaj nga nxehtësia e madhe

Shëndetësia

Këshilla si ta mbroni foshnjën tuaj nga nxehtësia e madhe

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:12
Ilustrim

Të udhëtosh, të shkosh në plazh ose shesh lojërash krijon një shqetësim për nënat që kanë fëmijë të vegjël, pasi gjithmonë pyesin veten nëse është shumë ngrohtë që bebet të qëndrojnë jashtë.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ofron këshilla se si ta mbroni fëmijën tuaj ndërsa kaloni kohën jashtë.

Sipas AAP, të gjithë fëmijët mund të qëndrojnë jashtë dhe të luajnë derisa moti mos të paraqesë rrezik të madh për shëndetin, i cili në këtë rast është nën 32 gradë. Nëse temperatura është më e lartë, bebet dhe fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë jashtë për periudha të gjata.

Këshillohet të shmanget qëndrimi jashtë nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 16.00, kur dielli është më i fortë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bebet që kanë më pak të ngjarë të djersiten. Mbajeni foshnjën tuaj në hije dhe shmangni daljen në temperatura më të larta se 32 gradë.

Mësoni pak foshnjën tuaj në diell dhe nxehtësi. Merrni hapat e thjeshtë ose ngadalë rrisni sasinë e kohës që qëndroni jashtë me pushime çdo 15 minuta ose gjysmë ore.

Nëse jeni akoma të pasigurt nëse është shumë ngrohtë për fëmijën tuaj, drejtojuni intuitës suaj prej nëne. Nëse jeni duke djersitur dhe ndiheni pakëndshëm, ka të ngjarë që edhe fëmija juaj të ndihet njësoj.

Nëse jeni duke përdorur një karrocë ose ulëse të makinës, mendoni për çatinë që do të sigurojë mbrojtje shtesë nga dielli për lëkurën e ndjeshme. Shmangni vendosjen e batanijeve ose pelenave pasi ato rritin temperaturën.

Është e rëndësishme që veshja të jetë e lehtë dhe me ngjyra të lehta. Mbrojtja e fytyrës dhe qafës kanë rëndësi, por mos harroni t’i vendosni edhe një kapelë në kokë.

Nëse nuk mund të shmangni rrezet e diellit, vishni pantallona të gjata të lehta dhe një bluzë me ngjyrë të lehtë për fëmijë nën moshën gjashtë muajsh. Fëmijët mbi moshën gjashtë muajsh mund të veshin pantallona të shkurtra dhe një bluzë, por sigurohuni që të gjitha veshjet të jenë prej pambuku. Mundohuni mos t’i mbani veshjet transparente, për të parandaluar rrezet UV.

Kur bëhet fjalë për rrezet e diellit, përdorni krem me faktor prej 30 deri 50, dhe mos harroni të lyeni hundën, faqet dhe veshët. Përdorni produkte pa kimikate që përmbajnë oksid zinku dhe dyoksid titani. Këta përbërës mineralë mbeten në sipërfaqen e lëkurës në vend se të absorbohen nga lëkura. Aplikoni kremin 30 minuta para se të dilni jashtë.

Duke pasur parasysh që foshnja juaj nuk mund t'ju tregojë nëse ndjehet mirë, është e rëndësishme t'i njihni shenjat e një gjendjeje të lidhur me nxehtësinë.

E para është që fëmija është i nxehtë në prekje (më i ngrohtë se zakonisht), nëse është jashtëzakonisht i etur, sillet dobët ose i lodhur dhe tregon një mungesë të përgjithshme të energjisë. Është e rëndësishme të theksohet se kjo vlen për situata që nuk janë aq të zakonshme sa kur fëmija është i përgjumur dhe të ngjashme.

Nëse mendoni se fëmija juaj është "mbinxehur", largoni menjëherë nga dielli dhe çojeni në dhoma të freskëta. Përdorni një sfungjer me ujë të ftohtë mbi trup dhe jepini pak ujë ose qumësht nëse fëmija është më i vogël. Nëse simptomat përkeqësohen, telefononi një pediatër.

Pyesni mjekun tuaj sa ujë mund t’i jepni fëmijës kur qëndron jashtë për të shmangur dehidratimin. Rritja e konsumit të lëngjeve vlen nëse fëmija juaj urinon më pak se gjashtë herë në ditë, ka një gojë të thatë, qan pa lot dhe nuk ka energji. Nëse simptomat përkeqësohen, drejtojeni menjëherë fëmijën te mjeku.

Është thelbësore që asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj vetëm në makinë, edhe nëse është vetëm për disa minuta me klimë të ndezur. Temperatura te fëmijët rritet pesë herë më shpejt sesa te të rriturit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...