Zbulohet një tjetër shkaktar i mundshëm i autizmit… - Bota Sot
Zbulohet një tjetër shkaktar i mundshëm i autizmit…

Shëndetësia

Zbulohet një tjetër shkaktar i mundshëm i autizmit…

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 10:37
Ilustrim

Autizmi pa frikë mund të konsiderohet një spektër i cili është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, ku gjithnjë e më shumë po shihen fëmijë me shenja të autzimit. Dhe në kërkim të një shpjegimi se përse fëmijët lindin të tillë janë analizuar ushqimet që nënat konsumojnë, ana gjenetike, mosha dhe jo vetëm.

Por një studim i fundit i realizuar nga ekspertë nga Univeristeti Kembrixh pretendojnë se sasia e madhe e estrogjenit, hormoneve femërore, në mitër shton rrezikun që një fëmijë të lind me autizëm.

Hulumtuesit analizuan përqendrimin e 4 tipeve të estrogjenit në lëngun amniotik të një mostre të grave shtatzëna dhe treguan se nivelet e estrogjenit janë shumë më të larta në lëngun amniotik të nënave, fëmijët e të cilëve më vonë do të zhvillonin autizmin.

Pak kohë më parë të njëjtët mjekë vërtetuan se edhe një tepricë e androgjenëve (hormonet mashkullore) në lëngun amniotik shoqërohet me rrezik më të madh të autizmit te fëmija i palindur. Të dy hormonet androgjenët dhe estrogjenet ndikojnë te truri i fetusit dhe nëse janë të tepërt ata mund të shkaktojnë mosfunksionime të tij.

Këto rezultate nënvizojnë studiuesit britanikë mbështesin idenë se rritja e hormoneve seksuale është një nga shkaqet e mundshme të autizmit. Gjenetika është një tjetër provë e provuar dhe këto hormone bashkëveprojnë në mënyrë të arsyeshme me faktorët gjenetikë që ndikojnë në trurin e fetusit.

Shkaqet e një tepricë të hormoneve të estrogjenit në mitër janë të shumta, shpjegon një tjetër studiues, teprica e këtyre hormoneve mund të rrjedh nga nëna, nga i njëjti fetus ose nga placenta; hapi tjetër theksojnë ekspertët do të jetë studimi i burimeve të estrogjenit dhe të kuptohet se si bashkëveprojnë me njëri-tjetrin gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...