Puçrra në të pasme? Ja si t’i trajtoni ato

Shëndetësia

Puçrra në të pasme? Ja si t’i trajtoni ato

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Padyshim që puçrrat në të pasme janë një gjë shumë e sikletshme, dhe shumica prej vajzave refuzojnë të takojnë ndonjë mjek, për shkak të vendndodhjes së tyre, prandaj ekzistojnë disa receta natyrale të cilat patjetër duhet t’i provoni.

Aspirina– Ky trajtim ka rezultuar shumë I efektshëm për shkak të pranisë së acidit salicilik që aspirina përmban dhe disa përbërës të tjerë antiinflamatorë. Aspirina përdoren duke e kombinuar me ujë të vakët dhe duke e lyer atë regjion.

Limoni– Lëngu I limonit në mesin e shumë përdorimeve të tjera, ka gjetur përdorim edhe ne trajtimin e këtij problemi. Ai përmban vitaminë C, acid citrik dhe përbërës të tjerë antibakterial, duke ndikuar kështu në eliminimin  e akneve apo puçrrave në këtë zonë.

Ekspozohuni në diell– Nëse jeni në plazh, atëherë duhet t’I ekspozoheni diellit për disa minuta, në mënyrë që t’iu thahen puçrrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat