Goditjet në tru prekin dhe të rinjtë, mjekët: Çdo vit preken 2500 persona

Shëndetësia

Goditjet në tru prekin dhe të rinjtë, mjekët: Çdo vit preken 2500 persona

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Rreth 2500 persona çdo vit po preken nga hemoragjitë dhe ishemitë cerebrale. Mënyra e të jetuarit dhe neglizhenca e sëmundjeve si hipertensioni e diabeti kanë rritur numrin e të prekurve dhe ulur moshën e tyre.

Sëmundja e moshës së tretë tashmë po prek dhe të rinjtë. Goditjet në tru po regjistrojnë rreth 2500 paciente çdo vit në vendin tonë.

Ulja e moshës së personave që po preken nga ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale dhe rritja e numrit të tyre sipas mjekëve vjen si pasojë e neglizhencës ndaj faktorëve të rrezikut.

Goditjet në tru kanë shkalle te larte invaliditeti, ndaj mjekët bëjnë thirrje për t’ju drejtuar specialistit sapo të dalloni shenjat e para.

Kapja në kohë e sëmundjes rrit efektivitetin e trajtimit dhe ul rrezikun e invaliditetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat