Tymi i cigareve elektrike vret qelizat mbrojtëse të mushkërive

Shëndetësia

Tymi i cigareve elektrike vret qelizat mbrojtëse të mushkërive

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, tymi i cigareve elektrike mund t’i vrasë qelizat që i mbrojnë mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Bazuar në studimin e shkencëtarëve në Universitetin e Adelaide-s në Australi, tymi i tri llojeve të cigareve elektronike me shije të mollës mund t’i shkatërrojë qelizat epiteliale bronkiale.

Këto qeliza i lidhin pjesët e ndryshme të sistemit të frymëmarrjes dhe janë të rëndësishme për t’i mbajtur të pastra mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se ky lloj tymi mund të ketë ndikim në sistemin imunitar, veçanërisht në qelizat e bardha të gjakut që i tretin dhe grumbullojnë qelizat e dëmshme.

Përdorimi i cigareve elektrike është kritikuar shumë nga ekspertët e shëndetit pasi qindra amerikanë u sëmurën dhe tetë prej tyre vdiqën për shkak të përdorimit të këtyre cigareve.

“Nuk ka rregullore për prodhimin e lëngut të këtyre cigareve. Nuk ka as kërkesa për ta publikuar listën e përbërësve apo sasinë e tyre”, tha Miranda Ween, njëra nga shkencëtaret që mori pjesë në këtë hulumtim.

Sipas autorëve të studimit, të dhënat e gjetura dëshmojnë se qeveria duhet të marrë masa më të rrepta për përdorimin e këtyre cigareve, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat