Cilat janë infeksionet vaginale gjatë shtatzënisë dhe si duhen trajtuar

Shëndetësia

Cilat janë infeksionet vaginale gjatë shtatzënisë dhe si duhen trajtuar

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 08:09
Ilustrim

Gjatë shtatzënisë shumë gra venë re një rritje të sekrecioneve vaginale. Nëse këto sekrecione jane me ngjyrë të bardhe dhe pa aromë, atëherë nuk duhet të shqetësoheni pasi shkaktohen nga rritja e nivelit të hormoneve.Nëse gruaja shtatëzanë shikon se sekrecionet vaginale jane me erë te pakëndshme dhe dyshon për infeksion, duhet t’i drejtohet mjekut gjinekolog për të bërë analizat e duhura.Si ta dallojmë një infeksion vaginal?Sipmtomat kryesore që tregojnë se gruaja ka infeksion janë kruajtja, djegia, dalja e sekrecioneve me aromë si dhe dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale. Ngjyra e sekrecioneve mund të jetë e bardhë në gri ose e bardhë në të verdhë, pra e ndryshme nga ngjyra e tyre normale.Nëse dyshoni për një infeksion ju duhet të kontaktoni me mjekun tuaj gjinekolog, i cili do t’ju bëjë analizat e sekrecioneve vaginale me anën e një tamponi. Në këtë mënyrë ai do të specifikojë patologjinë e gruas. Infeksionet vaginale janë të rrezikshme, pasi ato mund të shkaktojnë abort spontan ose lindje të parakohshme tek gruaja shtatëzanë.Por, edhe marrja e antibiotikëve gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë abort ose komplikacione të tjera gjatë shtatëzanisë. Për këtë arsye këshillohet qe cifti në momentin e planifikimit së shtatëzanise, t’i nënshtrohet disa analizave. Në këtë mënyrë gruaja do të arrijë në shtatëzani pa praninë e baktereve apo infeksioneve vaginale të cilat do të rrëzikojne zhvillimin e fetusit.Cilat jane infeksionet vaginale që shfaqen më shpesh gjatë shtatëzanisë?

– Kandida: Ky lloj infeksioni shkakton tek gruaja djegie dhe kruajtje të shumta, sidomos gjatë urinimit dhe marrëdhënieve seksuale. Sekrecionet në këtë rast janë të shumta, me ngjyrë të bardhe dhe pa erë. Ky lloj infeksioni shkaktohet nga një lloj bakteri kërpudhor i quajtur “ Candida Albicans”.Zakonisht mjeku në këto raste përshkruan në recetë një krem kërpudhë-vrasës. Kura bëhët nga të dy partnerët, për të evituar kështu rikontaminimin.

– Vaginiti bakterial: Në këtë rast sekrecionet janë të trasha, në ngjyrë gri dhe me një aromë të vecantë. Nëse mjeku konstaton këtë lloj infeksioni me shumë mundësi do të përshkruajë një kurë me antibiotikë. Ky lloj infeksioni duhet të kurohet në mënyrë të menjëhershmë, pasi mund të shkaktojë abort spontan ose lindje të parakohshme.

– Herpesi: Simptomat e këtij infeksioni janë kryesisht ndjesia e shpimit si me gjilpëra në zonën vaginale si dhe inflamacioni vaginal. Gjatë urinimit gruaja mund të ndjejë djegie dhe kruajtje që fillojne nga zona vaginale dhe përhapen drejt këmbeve. Ky lloj infeksioni transmetohet me anën e marrëdhënieve seksuale vaginale ose orale. Analiza e këtij infeksioni bëhët me anen e marrjes së gjakut. Për këtë infeksion nuk ka zgjidhje të përhershme, thjesht mund të reduktohen simptomat.

– Klamidia: Ky lloj infeksioni shoqërohet nga dhimbjet në fundin e zonës abdominale ( barkut ) dhe me sekrecione të ndryshme nga të tjerat. Por, për shumë gra nuk shfaqet asnjë simptome. Kjo është një formë mjaft e përhapur e infeksionit vaginal dhe shfaqet kryesisht tek femrat me moshë nën 25 vjec. Gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë inflamacione ose shtatëzani jashtë mitre. Gjithashtu është një nga shkaktarët e infertilitetit. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë abort ose lindje të parakohshme dhe nese deri ne momentin e lindjes nuk është marr kurë me antibiotikë, mund të shkaktojë infeksionë tek sytë ose mushkëritë e bebes.

– Gonorrea: Është një sëmundjë e cila transmetohet me anën e marrëdhënieve seksuale. Nëse nuk merret mjekimi i duhur mund të shkaktojë sterilitet.

– Trikomoniaza: Shoqërohet nga sekrecionet e një lloji të vecantë, të cilat shfaqen me ngjyrë gri ose te verdhe dhe në formë shkume. Shkakton kruajtje dhe dhimbje në zonën vaginale. Diagnostikimi i kësaj sëmundje behet me anën e një tampon dhe me pas duhet marrë mjekimi i duhur. Për kurim duhet të shkojnë të dy partnerët duke qënë se është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Në më të shumtën e rasteve kjo patologji rrit probabilitetin e marrjes se infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat