Studimi tronditës: Më pak se gjashtë orë gjumë në natë rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit

Shëndetësia

Studimi tronditës: Më pak se gjashtë orë gjumë në natë rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 20:06
Ilustrim

Më pak se gjashtë orë në natë mund të rritin rrezikun e vdekjes së hershme dhe kancerit, sipas një studimi.

Diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës apo edhe atak kardiak mund të jenë më të shpeshta, sipas ekspertëve, tek ata njerëz të cilët flenë pak orë gjatë natës.

Studimi, i publikuar në “American Heart Association”, arriti në konkluzionin se kohëzgjatja e shkurtër e gjumit mund të jetë një rrisk serioz për sëmundjet vdekjeprurëse.

Ndërsa niveli normal i gjumit - rreth tetë orë në natë - mund të mbrojë të rriturit e moshës mesatare me një ose më shumë kushte, zbuloi studimi.

Ekspertët analizuan 1654 të rritur, të cilët u monitoruan në një laborator gjumi për një natë, që nga viti 1991 deri në vitin 1998.

Nga 512 vdekjet deri në fund të vitit 2016, një e treta e tyre ishin për shkaqe të një ataku kardiak, hemorragji cerebrale, ndërsa një e katërta e tyre nga kanceri.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte gati i papërfillshëm për të gjithë ata që flinin më shumë se 8 orë në natë.

Rreziku nga kanceri

Prof. Julio Fernandez-Mendoza thotë pas studimit se: “Një gjumë normal mund të jetë parandalues.” Pak orë gjumë shihen si një faktor i dobishëm rreziku dhe paç kanë evidentuar edhe praktikat e specializuara klinike.

Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të ekzaminuar, përmirësuar dhe rritur ndjeshëm gjumin përmes terapive mjekësore dhe terapive të sjelljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat