Sa duhet të zgjasë lindja?

Shëndetësia

Sa duhet të zgjasë lindja?

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 08:01
Ilustrim

Dihet se lindja është një nga proceset më të vështira e më me dhimbje që një femër mund të përjetojë gjatë jetës.

Por, sa zgjat i gjithë procesi i lindjes?

Nëse je një nënë për herë të parë, lindja aktive mund të zgjasë rreth tetë orë. Megjithatë, kjo është mesatarja dhe mund të jetë shumë më e shkurtër ose më e gjatë se aq. Nuk ka gjasa të zgjasë më shumë se 18 orë. Pasi qafa e mitrës të zgjerohet deri në 10 cm, mund të të duhet një orë ose dy orë shtyrje përpara se fëmija të lindë.

Nëse keni pasur një fëmijë më parë, lindja juaj ndoshta do të jetë shumë më e shpejtë këtë herë. Lindja aktive ka mundësi të zgjasë rreth pesë orë dhe nuk ka mundësi të zgjasë më shumë se 12 orë. Mund të zgjasë deri në një orë për të shtyrë fëmijën tuaj, por shpesh zgjat vetëm pesë minuta ose 10 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat