Ushqimet toksike që konsumojmë çdo ditë! Kujdes, mos e teproni

Shëndetësia

Ushqimet toksike që konsumojmë çdo ditë! Kujdes, mos e teproni

Më: 9 janar 2020 Në ora: 09:39
Ilustrim

Jo gjithmonë ushqimet ekzotike janë të vetmet që mund të rrezikojnë shëndetin, pasi ka disa prej tyre të cilat rrezikojnë toksike, ndonëse mund i konsumojmë në përditshmërinë tonë.

Më poshtë gjeni disa nga ushqimet më të rrezikshme, të cilat mund të jenë toksike për organizmin tonë:

Patatet– Lëkura e patateve dhe pjesa jeshile e tyre përban solaninë, një element toksik i cili mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe marrje mendsh.

Domatet- Mos abuzoni me konsumin e domateve, pasi përmbajnë solaninë, një substancë toksike, e cila prodhohet nga domatja, si pesticid natyral.

Kërpudhat– Kërpudhat përmbajnë toksina të cilat janë shumë të vështira për tu tretur.

Fasulet- Fasulet përmbajnë një toksinë që shkakton të vjella, të përzjera dhe diarre. Para se ti zjeni lërini në ujë për rreth dy orë.

Molla- Edhe farat e mollës përmbajnë amigdalinë, e cila është e njëjta substancë toksike që gjendet tek bajamet e hidhura, shkruan noa.al. Ndaj kujdes nëse i konsumoni.

Arra moskat– Përdoreni në sasi të moderuar pasi përmban një substancë neorotoksike, e cila shkakton haluçinacione dhe të përziera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat