Pasi t’i lexoni këto përfitime: Nga tani do të pini gjithmonë ujë para se të flini

Shëndetësia

Pasi t’i lexoni këto përfitime: Nga tani do të pini gjithmonë ujë para se të flini

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:45
Ilustrim

Pirja e ujit para gjumit ka shumë përfitime, që nga mbajtja e organizmit të shëndetshëm dhe të hidratuar, deri në pastrimin e puçrrave të fytyrës.

Uji përmban minerale shumë të vlefshme dhe ushqyes, për të cilët trupi ka nevojë për të funksionuar si duhet. Pirja e ujit para gjumit është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar trupin të ruajë ushqyesit dhe mineralet që ju duhen.

Përfitimet e hidratimit

Të pini një gotë uji para se të shkoni në shtrat, ndihmon trupin të plotësojë sasinë e lëngjeve që humbet gjatë gjithë ditës nga aktiviteti normal. Trupi përbëhet kryesisht nga uji, kështu që duhet ta mbani të hidratuar në mënyrë që të funksionojë si duhet. Për faktin se trupi në gjumë nuk është duke punuar ashtu si gjatë ditës, ai nuk ka nevojë që të nxjerrë aq shumë lëngje. Kur i siguroni trupit ujë para se të shkoni shtrat, ai thjesht rimbushet me ujë në nivelin e nevojshëm.

Përfitimet në djegien e kalorive

Uji është një djegës natyral kalorish. Mund të keni dëgjuar të thuhet se të pish një gotë ujë me akull është një mënyrë e mirë për të djegur kalori dhe ndihmon të humbisni në peshë. Edhe pse kjo nuk është e vërtetë për gjithkënd, ka shumë të vërteta në këtë thënie. Kur pini ujë të ftohtë, trupi ka nevojë të punojë dyfish për t’u ngrohur, ndërkohë që do të rrisë metabolizmin. Për shkak se nuk po merrni kalori shtesë, ai do të fillojë të djegë kaloritë e tepërta që tashmë keni.

Përfitimet për gjumin

Balancimi i vitaminave, ushqyesve dhe mineraleve në trup bëhet në mënyrë të natyrshme kur pini ujë, duke bërë edhe që organizmi të funksiononojë si duhet. Duke pirë ujë para se të flini, hormonet, nivelet e energjisë, muskujt dhe nyjet gjejnë balancën e duhur. Kjo ju ndihmon të relaksoheni dhe të ndiheni i rilindur në mëngjes. Ndërsa flini, uji ka kohë të arrijë çdo pjesë të trupit dhe ta rivitalizojë atë plotësisht. Me kalimin e kohës, do të jeni në gjendje të flini më mirë dhe duke pirë ujë vazhdimisht para gjumit do ta ndjeni se trupi juaj është në harmoni, duke përfshirë muskujt dhe nivelin e vitaminave dhe mineraleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat