1600 persona të prekur nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Shëndetësia

1600 persona të prekur nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Më: 31 janar 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Numri i të prekurve nga gripi në javën e fundit, në krahasim me atë paraprake, është rritur për 45.5 përqind.

Në periudhën prej 20 deri 26 janar, janë paraqitur 1600 raste të reja të të prekurve nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 4318 persona.

“Njëjtë sikur javët e mëhershme, po ashtu edhe në të katërtën, numri më i madh i të prekurve janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare. Më shumë raste ka nga Shkupi”, thonë nga Instituti për Shëndet Publik.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, ekziston rritje e numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 45.4 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat