Koronavirusi nuk është pandemi, por përdorimi i maskave nuk mjafton

Shëndetësia

Koronavirusi nuk është pandemi, por përdorimi i maskave nuk mjafton

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Zyrtarët e OBSH nuk e konsiderojnë shpërthimin e koronavirusit kinez një pandemi, dhe ata shpresojnë se virusi mund të ndalet.

OBSH pranon se sfida është frenimi i virusit për shkak të lëvizjes masive globale, por beson se masat e kontrollit do të ndalojnë transmetimin.

"Ne besojmë se kjo mund të arrihet përmes masave mbrojtëse aktuale", tha drejtoresha e OBSH-së për sëmundjet pandemike dhe epidemike, Silvia Bryand.

"Ne nuk kemi pandemi", tha ajo, duke shpjeguar se virusi aktualisht konsiderohet të jetë një epidemi që ndodh në vende të shumta.

Për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit, Bryand theksoi se maskat nuk ishin "të mjaftueshme" dhe u bëri thirrje njerëzve të pastrojnë duart rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat