Dhjetë pyetjet më të zakonshme rreth coronavirusit – për të cilat deri më tani ka një përgjigje

Shëndetësia

Dhjetë pyetjet më të zakonshme rreth coronavirusit – për të cilat deri më tani ka një përgjigje

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Një coronavirus i ri vdekjeprurës po përhapet në të gjithë globin, me të paktën 48 vende në gjashtë kontinente që konfirmojnë rastet që nga e enjtja.

Virusi i ri ka infektuar më shumë se 81,000 njerëz dhe vrau rreth 2.800 të tjerë që kur u zbulua për herë të parë në qytetin qendror kinez, Wuhan në fund të dhjetorit.

Pjesa më e madhe e infeksioneve dhe vdekjeve kanë ndodhur në territorin e Kinës, por përhapja e shpejtë e virusit ka shkaktuar shqetësime në të gjithë botën.

Disa qeveri kanë prerë lidhjet e udhëtimit ose kanë mbyllur kufijtë me vendet e prekura, ndërsa vendet e goditura nga virusi kanë imponuar bllokime ose mbyllur shkolla dhe anuluar mbledhjet publike në përpjekje për të “ndalur” epideminë.

Ndërsa shqetësimet për virusin rriten, Al Jazeera ka përdorur Google Trends – “depo” më e madhe në botë e rezultateve të kërkimit në kohë reale – për të zbuluar se çfarë duan të dinë njerëzit për coronavirusin.

Më poshtë janë 10 nga pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet e tyre.

1. Çfarë është një coronavirus?

Coronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit ose kafshët.

Tek njerëzit, ato mund të shkaktojnë infeksione të frymëmarrjes, duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te më shumë sëmundje siç janë MERS dhe SARS.

Lloji i ri i virusit gjithashtu sulmon sistemin e frymëmarrjes, duke shkaktuar një sëmundje të njohur si COVID-19.

2. Cilat janë simptomat e COVID-19?

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethe, lodhje dhe kollë e thatë. Këto simptoma janë zakonisht të buta dhe zhvillohen gradualisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), sëmundja është e butë në më shumë se 80 për qind të rasteve.

Rreth 14 për qind përballen me sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa rreth 5 për qind kanë sëmundje kritike, duke përfshirë dështimin e frymëmarrjes, shokun septik dhe dështimin e shumëfishtë të organeve.

3. Sa është coronavirusi vdekjeprurës?

Po, sëmundja është fatale në 2 për qind të rasteve, tha OBSH më 17 shkurt, duke cituar një letër të botuar nga Kina me të dhëna të hollësishme për më shumë se 44,000 raste të konfirmuara.

Më të rrezikuar janë të moshuarit ose pacientët me presion të lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

4. A është coronavirusi ngjitës?

Po, virusi i ri mund të përhapet nga njeriu tek njeriu.

5. Si përhapet coronavirusi?

Sëmundja kryesisht përhapet nga një person në tjetrin përmes pikave të frymëmarrjes kur një person i infektuar kollitet. Mund të transmetohet edhe përmes sipërfaqeve të kontaminuara.

6. Sa kohë jetojnë coronavirusët në sipërfaqe?

Nuk është e qartë se sa kohë coronavirusi i ri mbijeton në sipërfaqe, por OBSH thotë se duket se sillet si coronaviruset e tjera.

Agjencia thotë se coronaviruset, përfshirë atë që shkakton COVID-19, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në sipërfaqe për disa orë ose deri në disa ditë.

7. A mund të marrin njerëzit coronavirusin e ri nga macet dhe qentë?

Jo.

8. Si e trajtoni coronavirusin?

Nuk ka asnjë vaksinë dhe asnjë ilaç specifik antiviral për të parandaluar ose trajtuar COVID-19. Të prekurit duhet të kujdesen për të lehtësuar simptomat dhe shumica e pacientëve shërohen për shkak të kujdesit mbështetës.

9. A janë lakuriqët, burimi i coronavirusit?

Burimi i mundshëm i kafshëve të COVID-19 nuk është konfirmuar ende.

Disa shkencëtarë dyshojnë se virusi i ri i kaloi tek njerëzit përmes një lloj të gjitarëve (Pangolinët), por kjo teori nuk është akoma për tu provuar.

10. Çfarë është coronavirusi MERS?

MERS është një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga një lloj coronavirusi i ngjashëm me atë që shkakton COVID-19.

Sëmundja u shfaq për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012, dhe mendohet se burimi shtazor i infeksionit është një lloj i deveve.

Simptomat përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat