Koronavirusi nuk njeh moshë! Kush janë më të rrezikuarit?

Shëndetësia

Koronavirusi nuk njeh moshë! Kush janë më të rrezikuarit?

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Covid-19 është sëmundja që ka prekur të gjithë botën duke shkaktuar panik pasi numrat e të prekurve dhe vdekjeve rriten çdo ditë. Nga ky infeksion që shpërtheu vitin e kaluar në Wuhan të Kinës thuhej se do të prekeshin më shumë moshat e treta apo personat me sëmundje të tjera.

Në fakt, nuk kanë qenë imunë as mjekët apo të rinjtë.

Por kush janë më të rrezikuarit?

Një ekspert i Universitetit Mjekësor Exeter, Bharat Pankhania ka thënë se nuk është e habitshme që po ndërrojnë jetë persona të rinj apo të shëndetshëm, pasi infektohen me Covid-19.

“Të gjithë ne jemi të rrezikuar dhe përpjekjet e mëdha për ta kontrolluar dhe për të mbajtur virusin larg qarkullimit është gjithçka që mund të bëjmë”, tha ai.

Ndërsa David Heymann, profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër shtoi: “Kjo është një sëmundje e re për njerëzit, kështu që askush nuk është imun. Edhe punonjësit e shëndetësisë, njësoj si të tjerët, nuk janë imunë”.

Profesori Heymann shtoi se mposhtja e koronavirusit varet nga reagimi që ka trupi i çdo njeriu ndaj këtij infeksioni.

Disa grupmosha janë më të prekur se të tjerët. Siç raporton The Guardian, eksperti Bharat theksoi se më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe personat shumë të rinj për shkak të sistemit imunitar, por sëmundja ka vërtetuar se i prek të gjitha moshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat