Kjo është gjinia më e rrezikuar nga koronavirusi

Shëndetësia

Kjo është gjinia më e rrezikuar nga koronavirusi

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Të dhënat e reja kanë konfirmuar që burrat, veçanërisht ata të moshuar, kanë më shumë të gjasa të vdesin nga koronavirusi se sa gratë.

Shkencëtarët mendojnë që burrat kanë më shumë të ngjarë të përfshihen në ‘sjellje të rrezikshme’ të tilla si pirja e duhanit, e cila dërgon në sëmundje kardiovaskulare që mund të rrisin shanset që dikush të vdesë nga koronavirusi, raporton “Daily Mail”.

Gratë janë më të mira në luftën kundër infeksioneve sepse ato kanë më pak testosterone e cila është imunosupresive.

Disa mjekë kanë sugjeruar që këto ndryshime janë aq të mëdha sa burrat dhe gratë duhet të marrin trajtim të ndryshëm për infeksione virale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat