100 ditë që prej kur OBSH njoftoi për rastet e para me koronavirus

Shëndetësia

100 ditë që prej kur OBSH njoftoi për rastet e para me koronavirus

Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:11
OBSH

Sot është shënuar dita e 100-të që prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për rastet e para me koronavirusin e ri në Kinë, ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në llogarinë e tij në Twitter.

Që prej atëherë, janë raportuar më shumë se 1,5 milion raste me koronavirus në mbarë botën, sipas publikimeve të Universitetit Johns Hopkins, shkruan CNN.

“Gjatë 100 ditëve të kaluara, angazhimi ynë i palëkundur ka mëtuar që t’iu shërbejë të gjithë njerëzve në botës me barazi, objektivitet dhe asnjëanësi. Fokusi do të mbetet i njëjtë në ditët, javët dhe muajt në vijim”, shkroi Tedros.

“Shqetësimi ynë kryesisht ka qenë mbrojtja e vendeve të varfra dhe më të prekura në botë”, tha tutje shefi i OBSH-së.

Kreu i organizatës shëndetësore shtoi se kjo e fundit do të lansojë një strategji të përditësuar dhe “Planin e Rishikuar të Gatishmërisë Strategjike dhe Reagimit” në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat