Shkenca në këmbë, 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 po zhvillohen në krejt botë

Shëndetësia

Shkenca në këmbë, 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 po zhvillohen në krejt botë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:58

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e internetit të organizatës.

Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për prova klinike te njerëzit. Nga grupet e aprovuara për studime klinike te njerëzit, katër janë nga Kina, një është nga Anglia, një është nga SHBA dhe një tjetër është një grup i kombinuar amerikan dhe evropian.

Institutit Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH) ishte i pari që filloi testimin e vaksinës kundër koronavirusit më 16 mars.

Deri më tani në të gjithën botën janë shënuar 231 mijë viktima dhe janë regjistruar mbi 3,2 milion të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat