A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Shëndetësia

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

OBSH me studim të ri rreth asaj se a duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19.

Nënat e reja të infektuara me COVID-19 duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe nuk duhet të ndahen nga foshnjat e tyre. Kjo është deklarata e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), këtë të premte duke shtuar se përfitimet e ushqyerjes me gji kalojnë çdo rrezik.

Shefi i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë virtuale për shtyp, se agjencia shëndetësore e SHBA’ve ka hetuar në lidhje me rreziqet që nënat mund të transmetojnë te foshnjat e tyre kur i ushqejnë ato me gji.

“Ne e dimë që fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët ndaj COVID-19, por janë në rrezik të lartë nga shumë sëmundje dhe kushte të tjera që i parandalon ushqyerja me gji”, – thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat