SHBA, Oregon legalizon përdorimin mjekësor të ‘kërpudhave magjike’ - Bota Sot
SHBA, Oregon legalizon përdorimin mjekësor të ‘kërpudhave magjike’

Shëndetësia

SHBA, Oregon legalizon përdorimin mjekësor të ‘kërpudhave magjike’

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Shteti amerikan i Oregon do të bëhet i pari që lejon përdorimin mjekësor të psilocibinës, elementit psikoaktiv të kërpudhave magjike.

Zhvillimi vjen pasi grupi i aktivistëve “Oregon Psilocybin Therapy Initiative” arritën të mblidhnin në një peticion 165,000 për referendumin e legalizimit të psilocibinës në përdorim terapeitik.

Masa e propozuar kërkon që kërpudha e njohur deri tani si drogë psikedelike e Amerikës së Jugut, të përdoret në doza të kontrolluara, e adminsitruar nga mjekët ose terapistët.

Nëse pranohet, masa i jep autoriteteve shëndetësore të Oregon mandatin për të “nisur krijimin e kushteve për licencimin, trajnimin, edukimin e certifikimin e mjekimit të ri”.

Psilocibina njihet për efektet e saj në trajtimin e depresionit, ankthit të vetëvrasjes dhe varësisë nga subsanca të tjera. Në një studim të fundit u zbulua se kërpudha shëronte ankthin e depresionin në 80 përqind të pacientëve të kancerit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat